Kisha e Marmiroit është një objektet e kultit më të veçanta në zonën e Orikumit, Vlorë. Objekti i kultit mendohet se është ndërtuar në shekullin e XII dhe struktura e saj është ngjashme me pak kisha në Ballkan.
Pavarësisht rëndësisë se saj kjo kishë është shumë pak e vizituar nga turistet. Të vetmit që kalojnë pranë saj janë barinjtë!
Një banor i zonës i cili shoqëroi në shtigjet që të çojnë në këtë kishë shprehet se shumë herë i ka shoqëruar turistët e huaj duke u kthyer “guide e tyre”. Pavarësisht se nuk di asnjë gjuhë të huaj ai thotë se arrin të kuptojë kërkesat e tyre apo shqetësimin që shprehin por mungesën e infrastrukturës.
Mungesa e infrastrukturës dhe sinjalistikës bëjnë që kjo kishë të humbasë vlerat e saj historike dhe të lihet në harresë. Teksa futesh brenda në kishë janë mjaft të dukshme dhe dëmtimet e afreskeve shekullore. Një sy i lirë i dallon shkatërrimin e tyre si rrjedhojë e kohës por edhe mos mirëmbajtjes. Pamjet tregojnë mjaft qartë se të vetmit vizitorë janë banorë të zonës të cilët shkojnë e ndezin qirinj apo hedhin monedha duke shpresuar në mirësinë e kësaj kishe.
Top Channel