24/05 15:52
Në moshën 28-vjeçare Alesandro Florenzi i jep për herë të dytën lamtumirën Romës dhe e bën sërish në huazim tashmë për vetëm 6 muaj dhe jo për 1 vit siç ndodhi në sezonin 2011-2012 kur luajti për Crotonen po në huazim.
Florenzi është zyrtarisht futbollist i Valencias teksa është transferuar te Los Che në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Ish-kapiteni i klubit verdhekuq është prezantuar te Valencia pasditen e kësaj të enjteje ndërkohë që me një postim në Instagram ka falenderuar Romën dhe ka bërë të ditur se gjithmonë do të jetë një fans i skuadrës kryeqytetase.
Top Channel