Në shtëpinë e Kadaresë/ Muzeu në Gjirokastër i hapur për vizitorë

30/01/2020 20:15

Shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër ka regjistruar një numër vizitorësh në rritje, sepse një pjesë e të huajve e identifikojnë Gjirokastrën me Kadarenë.

Përgjatë ditëve të Kadaresë që përkojnë me përvjetorin e ditëlindjes së tij intelektualë dhe përfaqësues të kulturës kërkojnë që të zgjidhen edhe çështje që mbajnë peng menaxhimin e duhur të banesës. Ilir Lluri specialist kulture thotë se ka ardhur koha të kuptohet që disa objekte i përkasin qytetit bashkë me të drejtën për t’i administruar dhe kjo, jo vetëm për të evituar konfuzionin por edhe për të përmirësuar menaxhimin e tyre.

Ilir Lluri specialist kulture

Ndërkaq përgjatë 2020 bashkia synon ta kthejë banesën në një muze ku pritet të ekspozohen objekte të familjes së shkrimtarit. Për herë të parë këtë vit është bërë e mundur që vizitorët të kenë një kënd leximi nga literatura e Kadaresë në gjuhën shqipe, por vizitorët e huaj kanë kërkuar të kenë mundësi të blejnë dhe të lexojnë libra në gjuhë të huaja.

Një pjesë e bibliografisë që do të ofrojë Muzeu Kadare do të jenë edhe veprat e analizës mbi letërsinë e Kadaresë si dhe kujtime të miqve dhe bashkëpuntorëve.

Filmi “Gjirokastra”, një bashkëpunim shqiptaro-rus i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit do të jetë një tjetër aset i lidhur me shkrimtarin dhe qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA