Në kërkim Gentian Doci/ Pengmarrja e Jak Prengës. Top Channel në resortin “Golden”, tashmë skenë krimi

30/01/2020 15:17

Trupi i Jak Prengës që u mor peng në Kamëz dhe humbi jetën gjatë rrëmbimit nuk është gjetur ende.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ishte në resortin Golden, në atë që tashmë është kthyer në një skenë krimi.

Resorti është vendosur në sekuestro nga policia për sa kohë ka dyshime dhe prova që brenda tij, që administrohej nga A.H ka dalë i pajetë pengu Jak Prenga.

Pikërisht në pjesën e nëndheshme të tij besohet së dhe është mbajtur peng Prenga, ku ka hyrë i gjallë dhe ka dalë i pajetë, gjë që u duk nga pamjet e një kamere sigurie që ishte neglizhuar nga organizatorët, ndërsa të tjerat i asgjësuan.

Ndërkohë që rrethi i të hetuarve është zgjeruar, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Më herët sot gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se sot në Shkodër janë kontrolluar banesat e atyre që dyshohet se janë organizatorët e rrëmbimit dhe vrasësit e Jak Prengës.

  Ekskluzive/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, kërkohet Gentian Doci, biseda telefonike: E di shumë mirë ku e ke vëllanë, më ke prekur mallin

Por më kryesori siç raportin Anila Hoxha është Gentian Doci , ku në disa disa përgjime telefonike, edhe nga autoritet britanike është zbuluar një komunikim i tij me të vëllanë e viktimës, N.Prenga.

Ky e fundit e pyet “ku e kam vëllanë”, dhe ai i thotë “ e di shumë mirë ku e kë vëllanë, se më keni prekur mallin”.

E gjithë kjo bisedë erdhi pasi ashtu siç edhe Top Channel ka raportuar më herët vëllai i Jak Prengës, nuk kishte dorëzuar te organizata sasinë prej 280 kg të kokainës, që arrin vlerën 800 mijë paund.

Vijon…

FOTO GALERI
7/7
Pjesa e pasme e resortit nga ka dalë furgoni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA