
23/02 22:38
Tashmë është zyrtare, Hatem Ben Arfa nis një aventurë të re në Spanjë pas pushimit 6-mujor. Francezi është prezantuar si afrimi më i ri i Real Valladolid dhe është prezantuar pikërisht nga legjenda braziliane Ronaldo i cili është edhe president i kësaj skuadre.
Pasi mbylli eksperiencën me Paris Saint Germain, 32-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Rennes ka firmosur me Valladolid deri në fund të këtij sezoni me opsion rinovimi në bazë të paraqitjeve të tij. Në Spanjë Ben Arfa pretendon të rigjejë formën e tij optimale.
Top Channel