Nëse keni dëshiruar gjithmonë të keni një shtëpi buzë detit, ëndrra juaj mund të bëhet shumë lehtë realitet!

Në qytetin bregdetar italian Taranto, mund të blini një banesë për vetëm 1 Euro.

Taranto është bërë pjesë e kësaj nismë për të rritur numrin e popullsisë, që ka zbritur nga 40 mijë banorë në më pak se 3 mijë.

Zyrtarët shpresojnë se shtëpitë me çmim të lirë do të përmirësojnë imazhin e qytetit të vjetër e historik, që kohët e fundit është prishur nga ndotja e fabrikave të çelikut.

Për momentin, Taranto ka listuar vetëm tre prona për shitje, të cilat duhen rregulluar nëse vendosni të jetoni atje, dhe nuk mund t’i rinstruktoni e më pas ti shisni sërish duke përfituar prej tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel