Që nga 1 janari 2020, shitësit në gjermani, janë të detyruar me ligj të printojnë një kupon tatimor për çdo shitje.

Lëvizja është kritikuar gjerësisht, pasi sipas tregtarëve gjermanë, ky është një shpenzim i panevojshëm, pasi cdo transaksion i tyre është i verifikueshëm lehtësisht. Për më tepër, ambjentalistët thonë se bëhet fjalë edhe për një shpërdorim të tepruar të letrës, që sigurisht dëmton ambjentin. Një shef pasticerie, në Bavari, ka vendosur të protestojë në mënyrë shumë origjinale kundër këtij ligji të ri, duke shtuar një faturë të ngrënshme, të bërë me sheqer, mbi ëmbëlsirat e tij.

Ludovic Gerboin vlerëson se në pasticerinë e tij hyjnë rreth 500 klientë në ditë. Thuajse asnjë prej tyre nuk e merr faturën, që gjithnjë përfundon në kosh të plehrave. Sipas tij, kjo është thjeshtë ndotje.

“Janë të shumtë ata që protestojnë kundër këtyre faturave dhe ne mendojmë se mund të bëjmë diçka, sipas mënyrës sonë. Në Francë, zakonisht njerëzit dalin nëpër rrugë, por ne zgjodhëm të bënim një faturë të ngrënshme në mënyrë që njerëzit ta marrin me vete, jo ta hedhin në kosh. Kjo është për mendimin tim një formë e këndshme proteste”, shprehet Ludovic Gerboin.

Dhe në fakt, klientët preferojnë të marrin një faturë të ngrënshme në vend të asaj të letrës. Vetë ata mendojnë se është shumë interesante kjo gjetje e pasticierit. Sipas këtij të fundit, rezonanca është e madhe.

Petulla me faturë është e mbushur me krem vanilje, reçel mjedre dhe maskarpone. Klientët e pëlqejnë shumë. Ata që duan ta shijojnë, duhet të nxitojnë, sepse do të mund ta gjejnë vetëm gjatë sezonit të karnavaleve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA