Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se do të dërgojë ekspertë ndërkombëtarë në Kinë “sa më shpejt të jetë e mundur” për të ndihmuar në mbledhjen e informacioneve lidhur me një reagim global kundër shpërthimit vdekjeprurës të një virusi.Kina dhe OBSH ranë dakord që ekspertët “të punojnë me homologët kinezë për një përgjigje globale ndaj kësaj situate”, tha organizata përmes një deklarate.

Marrëveshja pason bisedimet në Pekin, midis shefit të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe presidentit kinez, Xi Jinping. “Ndalimi i përhapjes së këtij virusi si në Kinë, ashtu edhe në nivel global është përparësia më e lartë e OBSH-së”, tha Tedros, duke vlerësuar “seriozitetin” e përgjigjes së Kinës ndaj shpërthimit.

Një ekip i OBSH-së në fillim të këtij muaji vizitoi Vuhanin, qytetin me 11 milionë njerëz, në të cilin shpërtheu virusi. Virusi i ngjashëm me SARS, i cili ka vrarë më shumë se 100 njerëz, ka infektuar mijëra njerëz në Kinë dhe është përhapur në shumë vende tjera.

Koronavirusi, që është një familje e gjerë e viruseve, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe tash për tash nuk ka kurë ose vaksinë specifike për të./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA