Një mama “përbindësh” në Dublin, akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj, 9, 7 e tre vjeç.

Deirdre Morley, infermiere rreth të 40-tave, e cila u arrestua nga policia të premten e kaluar, do të dalë para gjykatës pasditen e sotme, pasi trupat e të vegjëlve u zbuluan në shtëpinë e tyre.

“Çdo frymarrje është vuajtje,” është shprehur për mediat irlandeze babai në “agoni” i Conor, Darragh dhe Carla, Andrew McGinley.

Ende nuk dihet se si ndodhi vrasja e të vegjëlve, megjithëse Morley u vu menjëherë pas ngjarjes në prangat e policisë.

 

 

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel