23/11 20:33
Pas largimit nga Luftëtari u përfol si një afrim i mundshëm i Vllaznisë por Realdo Fili, ish-lojtari i Partizanit do ta vazhdojë karrierën jashtë vendit. Pas një prove disa javore, Fili ka firmosur zyrtarisht me skuadrën e Botosanit në elitën e futbollit rumun, aty ku do të ketë shok skuadre një tjetër futbollist shqiptar, pikërisht Enriko Papën.
Fili ka zhvilluar edhe disa teste miqësore me këtë skuadër ku ka lënë përshtypje të mira dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që drejtuesit e Botosanit i kanë ofruar një kontratë afatgjatë. Për Filin kjo do të jetë eksperienca e parë jashtë Shqipërisë.
Top Channel