Itali/ Bënin “kërdi” me vjedhje, arrestohen tre shqiptarët e “fiksuar”pas metaleve të çmuara

29/01/2020 16:42

ITALI- 3 shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë kryer disa vjedhje në qytete të ndryshme të Italisë.

Sipas mediave italiane emrat e tre shqiptarëve nuk janë bërë ende të ditur megjithatë mosha e të arrestuarve është 24, 30 dhe 33 vjeç. Të tre shqiptarë në Itali jetonin pa leje qëndrimi ndërsa, së bashku me ta është paditur edhe një shtetas i katërt shqiptarë i moshës 35-vjeçare.

Tashmë ata do të përballen me akuzat e vjedhjes dhe posedimit e pajustifikuar të bizhuterive që i kishin grabitur në qytete të ndryshme.

Nga fotot e publikuara në mediat italiane vihet re se shqiptarët e arrestuar ishin të fiksuar pas bizhuterive të shtrenjta ndërsa nuk mungojnë ene të ndryshme dekorative me metale të çmuara.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA