
25/02 09:55
Braziliani Fernandinho i cili gjatë muajve të fundit është përshtatur nga mesfushor në mbrojtës nga trajneri i Citiziens Pep Guardiola, ka zgjatur edhe për një tjetër vit bashkëpunimin me kampionët e Anglisë.
Fernandinhos i skadonte kontrata aktuale në qershor të këtij viti, por 34-vjeçari ka firmosur marrëveshjen e re që do ta lidhë me City-n deri në verën e 2021-it. Vetë lojtari brazilian ka deklaruar se është shumë i kënaqur që do të qëndrojë edhe një tjetër vit te Manchester City.
Top Channel