Ermal Mamaqi tregon përballjen me kompozitorin: E dija që kishte vdekur

29/01/2020 23:57

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të treguar disa nga prapaskenat e filmit “I Love Tropoja”, që e kishte pikërisht sonte premierën.

Përpos tij, në emision ishin ftuar disa nga aktorët e filmit dhe kompozitori i kolonës zanore Valentin Veizi. Ermali ka treguar sesi ia mbushi mendjen Valentinit që të kishte këngën e tij si kolonë zanore. Ndër të tjera ka treguar edhe një gabim dhe incident që kishte ndodhur mes tij dhe Valentinit tek filmi “2 gisht mjalt”. Ermal Mamaqi kishte përdorur këngën e tij “I dua lulet në dritare” tek filmi “2 gisht mjalt” dhe nuk i kishte kërkuar të drejtën e autorit sepse e dinte që kishte vdekur.

‘Ishte kënga “I dua lulet në dritare”, një ndër këngët më të bukura shqiptare për mua. E vendos këtë këngën, marr të drejtat dhe i them personit që merret me këto nëse është në rregull dhe ai më thotë ‘po është në rregull, kompozitori i këngës ka vdekur dhe ja kemi marrë firmën djalin të tij’. Del filmi dhe mua më vjen një telefonatë nga Valentin Veizi një ditë të bukur dhe më thotë ç’ishte kjo more që ke bërë?’ Kënga “I dua lulet në dritare” e kam kompozuar unë. Jo i thëm unë, atë e ka kompozuar dikush që ka vdekur. Jo more më thotë unë s’kam vdekur”, ka treguar Ermal Mamaqi duke pranuar që ishte një gabim i pafalshëm nga ana e tij.

Nga ana tjetër Valentin Veizi tregoi në Soiree se ishte mërzitur nga Ermali që i kishte marrë këngën pa leje, që nuk e dinte që ai kishte kompozuar këtë këngë duke shtuar se edhe ishte trembur kur Ermali i kishte thënë që kompozitori kishte vdekur.
Por mesa duket ata të dy tanimë janë sqaruar dhe vendosën që të bashkëpunonin për filmin e ri të Ermalit, “I Love Tropoja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA