Kryeministri Rama mesazh për Pashkën Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju uroj Gëzuar festën Bullizmi, duhani, alkooli, seksi dhe rebelimi janë disa nga çështjet që preokupojnë adoleshentët sot. Ermilinda Zgjana punon si psikologe shkollore në tre institucione arsimore.
“Lënia e orëve të mësimit, mosrespektimi i rregullave, pirja e duhanit sidomos nga djemtë, pasi ndihen më burrërorë, kundërshtimi i autoritetit të mësuesit dhe prindit, janë ato me të cilat hasemi në përditshmërinë e punës sonë. Bulimia dhe anoreksia janë gjithashtu problem për vajzat sot”, shprehet Ermilinda Zgjana, Psikologe shkollore.
Shumica e adoleshentëve që trokasin në derën e psikologes janë të vetëdijshëm për problemin dhe të gatshëm ta zgjidhin. Nga përvoja e saj Zgjana na tregon edhe raste ekstreme.
“Raste që kanë menduar edhe vetvrasjen. Vajza 14 vjeçare thoshte se do të vetëvritej, pasi nuk ndihej e bukur, nuk fliste bukur dhe nuk ndihej e përshtatshëm për këtë shoqëri”, shprehet më tej.
Adoleshenca është një moshë e vrullshme. Mbyllja në vetvete dhe problemet me gjumin e ushqimin janë të shprehura.
“Marrëdhëniet seksuale i nisin që 14 apo 15 vjeç, si djemtë edhe vajzat, por djemtë i tregojnë më lehtësisht. Madje vajzat filmojnë veten dhe ua tregojnë shoqeve, si për t’u dëshmuar se ai djalë, ose vajzë tashmë është me të, i përket atij ose asaj”, thotë ajo.
Top Channel