Anija gjendet pas 1 shekulli/ U zhduk në mënyrë të mistershme në trekëndëshin e Bermudeve

29/01/2020 20:13

Skeleti i një anijeje të zhdukur në mënyrë misterioze në trekëndëshin e Bermudeve 100 vjet më parë është gjetur nga një grup eksporatorësh nën ujore.

Askush nuk e dinte se çfarë ndodhi me avulloren amerikane SS Cotopaxi e cila u zhduk ndërsa lundronte nga Karolina e Jugut drejt Kubës në vitin 1925. Anija nuk arriti kurrë në destinacion dhe nuk u mësua asnjëherë se çfarë ndodhi me 32 personat në bord. Zhdukja e SS Cotopaxi u shndërruar në njërën prej historive më të famshme të lodhura me legjendën që rrethon trekëndëshin në fjalë. Një sërë anijesh e avionësh kanë humbur në rrethana të çuditshme kur i janë afruar këtij rajoni famëkeq. Tani, ekspertët thonë se kanë gjetur skeleton e Cotopaxi-it 35 milje detare larg brigjeve të St. Augustine, në Florida.

Ata shpjegojnë se Cotopaxi ishte në një udhëtim rutinë; ajo ishte e përfshirë në tregtinë e qymyrgurit dhe po bënte udhëtimin e radhës nëntorin e viti 1925. Por gjatë rrugës diçka ndodhi, sepse ajo dërgoi përpara zhdukjes një mesazh për ndihmë”, thonë ata. Asokohe nuk u gjet asgjë, as anija, as ndonjë jelekë shpëtimit në det, as udhëtarë. Tani do të bëhen kërkime të thelluara mbi mbetjet e saj me shpresën që të arrihet të zbardhet e vërteta e fundosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA