Aksident në aksin Koplik-Dedaj/ Shoferi humb kontrollin e automjetit, ndërron jetë bashkëshortja

29/01/2020 17:34

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Koplik–Dedaj, Malësia e Madhe, ditën e sotme.

Policia bënë me dije se nga hetimet paraprake, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit e si pasojë është përplasur me sinjalistikën anësore.

Në automjet, së bashkë me të udhëtonte edhe bashkëshortja, e cila si pasojë e përplasjes ka dalë nga automjeti dhe ka gjendur vdekjen e menjëhershme.

Malësi e Madhe/ Informacion sqarues

Ne vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e Zhajës”, fshati Zagorë , Malësia e Madhe ju informojmë se:

Nga hetimet paraprake dhe nga deklarimet e drejtuesit te mjetit, mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti është përplasur me sinjalistikën anësore, dhe ka dalë në skarpatin e rrugës. Në automjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja Gj. D. 57 vjeçe e cila ka dalë nga mjeti gjatë rrotullimit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Top Channel