SUEDI-  Një 25- vjeçar nga Mitrovica e Kosovës  dhe që prej kohësh jetonte në Kristianstad të Suedisë, është vrarë me armë mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave suedeze i riu është identifikuar si B.Azemi, i cili humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm pasi nuk mundi tu mbijetonte nga plagët e rënda të marra. Ai punonte në një kompani sigurimesh si roje, ndërsa ende nuk dihet asgjë mbi autorët.

“Unë nuk pash asgjë, por burri im dëgjoi dy të shtëna me armë. Është e tmerrshme që kjo po ndodh në Suedi, kemi ardhur këtu për t’u qetësuar. Shpresoj që policia të bëjë më shumë për sigurinë, veçanërisht në këtë zonë”, thotë Nyonen Miye, e cila jeton afër zonës ku ndodhi vrasja.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:31, ndërsa më pas u njoftua policia nga fqinjët në këtë lagje.

“Ka filluar një hetim paraprak për vrasjen. Policia po i përpilon informacionet që morën gjatë natës. Ky është një hetim teknik dhe ne kemi trokitur edhe në shumë dyer. Na janë dhënë disa informata. Ne punojmë intesivisht në këtë”, tha zëdhënësja e policisë, Evelina Olsson.

Ndërkohë policia suedeze vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA