U arrestua për tjetërsim toke shtetërore, çfarë iu gjet në banesë drejtorit të Spitalit të Fierit, nga zarfet plot me para të kyçura nëpër sirtarë te fishekët
Të tjera detaje dalin nga ngjarja tronditëse e rrëmbimit të 49-vjeçarit Jak Prenga, më 17 janar në Kamëz, ndërsa përveç fotos së viktimës gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbuluar dhe ato të autorëve të dyshuar.
Fotot ekskluzive/ Ky është Jak Prenga, u mor peng, u rrah për vdekje dhe i zhdukën trupin
Një super-aksion në disa qytete i Forcave RENEA dhe policisë së Tiranës dhe Durrësit, zbuloi se 49-vjeçari i marrë peng ka ndërruar jetë, teksa ka humbur shumë gjak, pas dhunës nga autorët.
Policia njoftoi se pasi është dhunuar dhe rrëmbyer, autorët e kanë marrë me makinë për ta çuar në resortin “Golden”, në Shijak, pronar i të cilit është Altin Hajri, por që Prenga ka humbur jetën rrugës.
Ky i fundit Altin Hajri, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.
Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro. Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.
Top Channel