Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ditën e sotme ka takuar eurodeputeten portugeze, Isabel Santos, e cila është raportuesja për Shqipërinë në PE.
Këtë takim Soreca e ka konsideruar si të shkëlqyer dhe ka njoftuar se Santos do të vizitojë vendin tonë përpara një vendimi të mundshëm për negociatat që mund të merret në Mars, para samitit të Zagrebit.
“Takim i shkëlqyeshëm. Ne diskutuam për situatën aktuale politike në vend, përfshirë përparimin në reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Përgatitjet janë duke vazhduar për vizitën e saj në Tirana në 20-22 shkurt” shkruan Soreca pas takimit në Bruksel.
Kujtojmë se sot në Bruksel ndodhet edhe kryeministri, Edi Rama i cili ka njoftuar se do të takohet me Von der Leyen për sa i përket konferencës së donatorëve për fazën e rindërtimit pas tërmetit të 26-nëntorit.
Top Channel