Autoritetet italiane kanë vënë në pranga shqiptarin Ervis Markja, i cili u arratis nga burgu 8 muaj më parë.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ai është arrestuar dje në Napoli nga Policia. Më 26 maj të 2019 ai u arratis bashkë me bashkëkombësin tjetër shqiptar Adriatik Gegën duke prerë hekurat e qelisë dhe duke u zvarritur në mure me litarë si çarçafë.
Shqiptari u arrestua në një klub nate “Cafè de Paris”, teksa do festonte ditëlindjen e ish-të dashurës. Pikërisht identifikimi i ish-të dashurës çoi dhe në kapjen e Markjas nga Policia.
Ai është i dënuar për vjedhje me armë dhe kundërshtim të forcave të Policisë. Ervis Markja u arrestua në 2016 bashkë me dy të tjerë pasi kishin sulmuar një makinë policie.
Top Channel