
23/02 22:38
Në kulmin e krizës së rezultateve (5 humbje në kampionat në 6 ndeshjet e fundit), Partizani mendon për të ardhmen.
Klubi i kuqë ka zyrtarizuar blerjen e talentin kavajas, Tedi Cara, me të cilin ka nënshkruan kontratë afatgjatë.
Cara ka shkëlqyer këtë sezon me ekipin e Besës në Kategorinë e Parë, duke shënuar 8 gola, si dhe ka rënë në sy edhe gjatë grumbullimeve e Kombëtaren U-19 dhe U-20. Drejtuesit e kuq kanë arritur ta bindin futbollistin e ri që të nënshkruajë për 5 vite, çka do të thotë se besimi te ky talent është maksimal.
Top Channel