Të shpejta, të lira dhe të adhuruara prej policisë: aplikacionet e njohjes së fytyrës po njohin vetëm rritje të përdorimit këto kohët e fundit, edhe pse zhvillimi i shpejtë i teknologjisë së identifikimit ka shkaktuar edhe mjaft debate që lidhen me privatësinë.
Facebook njoftoi përpara disa kohësh se po e përdorte njohjen e fytyrës në SHBA për të sugjeruar emra ndërsa etiketonte foto. Edhe vetë Google e pat ndërmarrë një nismë të ngjashme në rrjetin e tij social Google+. Quhej Find My Face dhe skanonte fotot nga përdoruesit dhe miqtë e tyre për të identifikuar fytyrat e njohura.
Katër vjet më vonë, siç thekson analisti i teknologjisë Ben Thompson, Microsoft Azure dhe Google Cloud nxorrën aplikacionet për njohjen e fytyrës, API pasuar nga Amazon Web Services me shërbimin e saj të njohjes në vitin 2016. Kështu që rezulton se shumë kompani e kanë kaluar tashmë vijën e kuqe të identifikimit të fytyrave.
Teknologjia e njohjes së fytyrës nuk është e re, por ka mundësi të mëdha rritjeje në vitet e ardhshme. Faktori kryesor që e shtyn përpara këtë proces është numri i pakufizuar i mënyrave për ta aplikuar një teknologji të tillë në fusha të ndryshme biznesi.
Top Channel