Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e adoleshentes greke Eleni Topaloudu që u vra rreth një vit më parë në Rodos të Greqisë. Sipas mediave greke sot është zhvilluar seanca e dytë e gjyqit për dy të arrestuarit për këtë ngjarje të rëndë, shqiptarit Aleksandër Luka dhe grekut Manolis Koukouras.

Sipas oficerit grek që hetoi vendin e ngjarjes, Thomas Zova, studentja greke është gjetur e hedhur në det ndërsa sendet e saj personale janë gjetur të shpërndara në vende të ndryshme. Sipas oficerit të fjalë vajza është gjetur me rroba të grisura çka tenton se djemtë e kanë dhunuar.

Ndërkohë mediat greke bëjnë me dije se shqiptari ka bashkëpunuar me drejtësinë duke rrëfyer me detaje atë çfarë kishte ndodhur, ndërsa greku nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Kujtojmë se greku Manolis Koukouras dhe i riu shqiptar, akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes 21-vjeçare, të cilën pasi e dhunuan e hodhën në det me këmbë të lidhura. Ngjarja në fjalë ka ndodhur dhjetor të 2018.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA