“Blej rroba të përdorura, dal edhe me 2 euro në kafe”, këngëtarja shqiptare flet pa komplekse

28/01/2020 18:23

Flaka Krelani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për bashkëpunimin e saj të fundit me reperin amerikan Young Noble, si edhe zbuloi disa fakte që nuk i dinim për të.

E vënë përballë disa situatave, këngëtarja së pari tregoi se del për kafe edhe me më pak se 10 euro në xhep. Sipas saj, aq para nuk janë pak, madje ka raste kur harron portofolin e del pa asnjë lekë nga shtëpia.

E pyetur nga Bieta nëse blen te “second hand”, Flaka pa asnjë kompleks pranoi se ka blerë dhe do të vazhdojë të blejë te rrobat e përdorura sa herë që i pëlqen një veshje.

Ajo kujtoi një nga rastet kur kishte blerë xhupa dhe këpucë në një qendër tregtare në Gjermani, me çmime të arsyeshme që kapnin vlerën 40-50 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA