Kina dhe e gjithë bota është rrezikuar së tepërmi nga një virus të emërtuar si “Coronavirusi”, ku deri më tani ka regjistruar 81 viktima dhe mijëra të tjerë të infektuar.
Në një video të bërë virale tashmë shikohet një grua 28 vjeçare në sallën e lindjes duke sjellë në jetë foshnjën e saj. Dyshohet se e reja është e infektuar nga virusi vdekjeprurës.
Menjëherë pas lindjes foshnja është dërguar në një sallë tjetër për të kryer disa analiza, për të parë se mos i porsalinduri ka trashëguar virusin që mbart nëna. Mjekët që asistuan në lindjen e foshnjës, shihen të veshur me rroba të izoluara për të anashkaluar ndonjë rrezik të mundshëm infektimi.
Welcome to the world little one! A 28-year-old woman who is highly suspected to have the #WuhanCoronavirus gave birth to a baby in Hubei Province, the epicenter of the outbreak, on Chinese #NewYearsEve. pic.twitter.com/rPIYTC2Ibz
— Global Times (@globaltimesnews) January 26, 2020
Top Channel