E ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, ishte Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu.
Ministrja foli lidhur me zhvillimet e fundit që kanë tronditur botën. Në Kinë është origjina e një virusi vdekjeprurës të emërtuar si “koronavirusi”, ku si pasojë deri më tani 81 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë rezultojnë të infektuar.
Manastrliu u shpreh se Shqipëria është nga ato vende që ka një risk shumë të ulët për t’u prekur nga “koronavirusi”. Së pari thotë ajo vendi ynë nuk ka një linjë ajrore direket Shqipëri-Kinë dhe kontrollet kryhen më parë nga aeroportet e tjera në Europë, përpara se të arrin në aeroportin e vendit tonë.
“Ne ashtu siç po e shpjegoja jemi në rrjetin e organizatës botërore të shëndetësisë, ku ka gjithashtu edhe klasifikimet e vendeve për nga pikëpamja e rrezikshmërisë. Shkallët e rrezikshmërisë janë të ndryshme. Aktualisht për “koronavirusin”, ka shkallë rrezikshmërie të lartë që konsiderohet dhe emergjenca që unë po shprehesha më parë që është Kina. Gjithashtu shkallë të moderuar siç janë vendet europiane, ndërsa ne jemi me shkallë të ulët”, u shpreh ministrja.
Më tej ajo shtoi:
“Italia apo dhe vende të tjera si Franca kanë linja direket ajrore me Kinën dhe sigurisht mundësia për të transmetuar virusin është rritur. Edhe ne kemi njerëz që ikin në kinë por ka një filtër të parë që bëhet nga aeroporte të tjera përshembull Roma ka shtuar masat mbrojtëse të survejancës për të bërë filtrin e parë. Por edhe qytete të tjera që kanë lidhje të tjera me Wuhan apo me kinën ku krijohet filtri i parë mbrojtës”.
Top Channel