Sinisa Mihajlovic është rikthyer në spital. Siç njofton Poliklinika Sant’Orsola e Bolonjës në një njoftim zyrtar, tekniku kuqeblu u shtrua në spital në “Institutin e Hematologjisë Ser Seragnoli” për t’iu nënshtruar një terapie antivirale, që mund të jetë e nevojshme pas transplantimit të palcës kurrizore.
Doktorët besojnë se kohëzgjatja e qëndrimit në spital duhet të jetë më e shkurtër se ajo e shtrimeve të mëparshme.
Mihajloviq kishte njoftuar publikisht se kishte vuajtur nga një formë leuçemie në mesin e korrikut të vitit të kaluar. Pas disa cikleve të trajtimit me kimioterapi, ai ka kryer transplantim të palcës nga një dhurues i panjohur më 29 tetor. Rreth një muaj pas operacionit, ai doli në një konferencë për shtyp me mjekët për të njoftuar se ishte shumë mirë dhe po fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.
Top Channel