Ndeshjet shtëpiake po kthehen në makth për SPAL-in, që është mes skuadrave “pretendente” për të rënë në Serinë A. Ekipi ku luan portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, për të gjashtën ndeshje radhazi në “Paolo Mazza” të Ferrarës nuk arrin të fitojë në Serinë A, përkundrazi u mposht 1-3 me përmbysje nga Bologna, që konsolidon pozitat në mesin e tabelës.

Vendësit kaluan të parët në epërsi me Petagnan në minutën e 26-të, me 11-metërsh, por vetëm pak çaste më vonë Vicari shënoi autogol, duke kthyer shumë shpejt baraspeshën në rezultat.

Në pjesën e dytë Bologna shënoi edhe dy gola të tjerë me Borrow dhe Polin, për rezultatin përfundimtar 1-3.

Përfundoi pa fitues (0-0) takimi mes Fiorentinës dhe Genoas, ku më pranë suksesit ishte skuadra gjenoveze, që humbi një 11-metërsh me Crisciton në minutën e 15-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA