Video/ Barcelona nuk ia del, goli i Lookman dhe kartoni i kuq i Garcias eliminojnë katalanasit nga Champions-i 14/04 23:00
Basketbolli botëror është në zi. legjenda e NBA dhe Los Angeles Laker, Kobe Bryant humbi jetën në një aksident ajror me helikopterin e tij privat në Calabases një qytet që është 70 km larg Los Angelesit.
Sipas policisë amerikane helikopteri u rrëzua dhe në bordin e tij ishin edhe 4 persona të tjere dhe asnjë prej tyre nuk mundi të mbijetonte.
Sipas portalit TMZ në helikopterin ku ndodhej 41 vjecari nuk ishte bashkëshortja e tij Vanessa Bryant, ndërkohë që në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit e Los Angelesit.
Mësohet se gjatë fluturimit helikopteri mori flakë dhe u rrëzua dhe ndihma e dhënë ndaj viktimave ishte e kotë.
Top Channel