Itali voton sot në zgjedhjet rajonale kyçe të rajonit të qendrës veriore Emilia-Romagna ku e djathta radikale shpreson të trondisë koalicionin e dobët qeveritar për të ndihmuar rikthimin në pushtet të kreut opozitar të Legas, Matteo Salvini.
Rajoni i pasur i Emilia-Romagna ka qenë një bastion i të majtës për më shumë se 70 vjet, pro megjithëse të njëjtat vlera vazhdopjnë të ruhet në qytete e djathta po rritet në qytezat dhe rrethinat rurale.
Sondazhet e fundit të opinionit para heshtjes zgjedhore tregonin se partia anti-emigrante e Salvinit është rrotë më rrotë me partinë Demokratike të qendrës së majtë, e cila qeveris në koalicion me grupimin anti-stabiliment Lëvizja 5-Yje.
Rreth 3.5 milionë qytetarë do të hedhin votën e tyre në veri dhe në rajonin më të vogël jugor të Kalabrisë, për të zgjedhur presidentin e rajonit duke votuar prej mëngjesit deri në 11.00 të mbrëmjes. Lega e Salvinit shpreson për një përsëritje të fitores historike të tetorit në Umbria, që gjithashtu kishte qenë një bastioni të majtës prej 50 vjetësh.
kandidatja e Legës në Emilia-Romagna, 43 vjecarja Lucia Borgonzoni, është lënë disi në hije nga kryetari Salvini, i cili ka mbajtur mitingje të përditshme dhe duke vërshuar në mediat sociale me foto duke shijuar ushqimet karakteristike të rajonit si proshuta e Parmës apo djathi Parmixhano.
Top Channel