Inter gabon sërish. Në San Siro skuadra zikaltër nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën ndaj Cagliarit duke lënë edhe 2 pikë të tjera në luftën për titull në Serinë A italiane, teksa regjistroi barazimin e tretë radhazi. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte e mbylli pjesën e parë me avantazhin 1-0 pas golit të shënuar nga Lautaro Martinez pas një pasimi të Ashley Young i aktivizuar menjëherë si titullar.
Por në pjesën e dytë, nainggolan ndëshkoi ish skuadrën e tij teksa 12 minuta nga fundi i ndeshjes shënoi golin e barazimit në 1-1 për Cagliarin. fundi i sfidës ishte akoma më i hidhur për skuadrën zikaltër teksa panë që sulmuesi argjentinas Lautaro martinez u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri i sfidës. D
Manchester City është skuadra e radhës që kualifikohet për në raundin e pestë të Kupës së Anglisë. Skuadra e Citizens, fituese në fuqi e këtij kompeticioni nuk pati mëshirë në sfidën e raundit të katërt ndaj Fulhamit që e shkatërroi 4-0.
Që në fuillim gjërat u bënë të lehta për Manchester City pasi Fulham mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ream që në minutën e 7. Gundogan hapi serinë e golave për Citizens me penallti, ndërkohë që më pas fgjetën rrugën e rrjetës edhe Bernardo Silva si dhe Gabriel Jesus dy herë për të fiksuar shifrat në 4-0.
Me lehtësi u kualifikua edhe Manchester United që shkatërroi Tranmere në fushën e kësaj të fundit më rezultatin tenistik 6-0. Maguierë hapi serinë e golave për djajtë e kuq, gol që u pasua nga ai i Dalot, Lingard, Jones, Martial dhe Greenëood, ky i fundit me penallti
Top Channel