Përballë situatës të rëndë që ka pllakosur Kinën nga epidemia e gripit Top Channel i kërkoi të dhëna Ministrisë së Europës dhe punëve të jashtme se sa është numri aktual i shqiptarëve që studiojnë, dhe punojnë në Kinë.
Zëdhënësja e MEPJ në përgjigjen e saj për Topchannel tha:
“Për shkak te rrethanave në Kinë ne kemi mangësi te statistikave. Vetëm këshilli bursave në Kinë na ka dërguar informacion për studentet qe kalojmë mes tij. Janë rreth 60 studentë. Nuk ka raportim për te prekur mes tyre.
Por ka dhe një numër (vlerësimi ynë rreth 400) shqiptaresh punojnë ose përpiqen te punojnë, me ose pa banim, me ose pa letrat e qëndrimit, te cilët për shkak te statusit te tyre (jo konform kërkesave për punë dhe qëndrim) evitojnë te vetëraportohen ose regjistrohen diku. Deri më tani nga kontaktet e ngushta që MEPJ po mban me ambasadën shqiptare në Pekin nuk ka të dhëna për shtetas shqiptare te infektuar”./Muhamed Veliu/
Top Channel