Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik Koronavirusi që ka prekur mijëra njerëz në Kinë, mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat, dhe kjo e bën e bën shumë më të vështirë kufizimin e tij.
Duke cituar zyrtarë kinezë, BBC thotë se virusi ka fuqi të madhe infektimi edhe në periudhën e inkubacionit, pra përpara se ai të shfaqet. Të njëjtët zyrtarë pohuan se shitja e kafshëve të gjalla në Kinë, duke nisur nga dita e diel do të ndalohet.
Virusi fillimisht u mendua se origjinën e kishte prej tyre. Tek njerëzit, periudha e inkubacionit edhe pa simptoma, mund të zgjasë nga një deri në 14 ditë. Kjo është risia e rrezikshme e këtij koronavirusi, sepse personat e prekur nga SARSi dhe Ebola, ishin infektues vetëm në momentin kur shfaqeshin simptomat.
Shpërthimi të tilla epidemike janë më të thjeshta për tu ndaluar, sepse identifikimi dhe izolimi i njerëzve të prekur bëhet më i lehtë kur shihet se ata të sëmurë e mund të monitorohen edhe personat e tjerë që kanë pasur kontakte me ta. Mësohet se provinca e Hubeit në Kinë tashmë është izoluar plotësisht, ndërsa Wuhani i ngjan një qytet fantazmë. Njerëzit nuk dalin nga shtëpitë dhe rrugët e zbrazura të tij krijojnë idenë e një filmi apokaliptik, thonë reporterët e huaj.
Top Channel