Zgjimi në orën 5 të mëngjesit trend produktiviteti apo mit? Çfarë thotë shkenca për kronotipet Loredana dhe Mozzik kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur të kohëve të fundit. Shkak për këtë është bërë dhe ndarja e tyre, për të cilën Mozzik është shprehur se Loredana i kushtonte më tepër rëndësi parasë dhe luksit se familjes.
Por çfarë thotë horoskopi për ta? Në Pop Culture ka qenë e ftuar astrologia e njohur Meri Shehu. Pasi gazetarja Kilda Hysenbegasi ka pyetur për çiftin e horoskopit Virgjëreshë-Peshore që i përkasin Loredanës dhe Mozzik, Meri ka treguar disa prej arsyeve që çojnë në ndarje të këtyre shenjave dhe nëse mund të ketë një ribashkim.
Meri ka treguar: “Këtë vit peshorja dhe virgjëresha nuk mund të kenë shumë fat, është viti që nuk u jep garanci për ecuria të mira, gjëra të tjera do virgjëresha, gjëra të tjera peshorja.Por ky nuk është viti i tyre me fat dhe mund të ketë krisje. Virgjëresha (Loredana) do të nis gjëra të vetat këtë vit, biznese është shumë më personale kurse peshorja (Mozzik) akoma nuk ndihet e gatshme për të bërë hapa të mëdha, duhet të punojë shumë në 2020 që të krijojë baza të forta. Do të mësoj a do jetoj në këtë vend apo në një tjetër. Pra, Loredana mesa kuptoj unë do të bëjë diçka më personale, diçka që i përket asaj jo asaj dhe atij kurse ky tani ka humbur bazën e vet.”
Më tej Meri ka treguar se Virgjëresha nuk njihet si shenjë tradhtare ajo mund ta bëj atë për show ose përfitime të tjera dhe tradhtar në këtë mes është Peshorja, pra e kuptuat për kë e kishte.
Top Channel