Nëse ke lindur në SHBA, të kesh prindër të pasur është një element i rëndësishëm për suksesin tend. Por, ata që kanë lindur në familje më të varfëra, kanë kanë një shans më të mirë për të patur një shtëpi, për të marrë një edukim të mirë dhe për të kaluar një jetë më të mirë se prindërit e tyre nëse ata kanë lindur në Kanada.
Me fjalë të tjera, kanadezët kanë një shans më të mirë drejt të ashtuquajturës “Ëndrra amerikane” krahasuar me amerikanët. Dhe kjo, rezulton nga indeksi për lëvizshmërinë sociale globale të forumit ekonomik botëror që shqyrton 82 vende dhe mundësitë e qytetarëve të tyre për tu plotësuar, jashtë ambientit të tyre socio-ekonomik.
Raporti vjen në një kohë me forumin ekonomik botëror të Davosit, ku pabarazia globale në të ardhurat është një temë e rëndësishme. Indeksi ndërkohë rendit në një klasifikim ekonomitë duke u bazuar në pesë dimensione: shëndeti, edukimi, teknologjia, puna dhe mbrojtja e institucionet. Në SHBA, duhen pesë gjenerata që një familje me të ardhura të ulëta të arrijë të ardhurat mesatare. Kjo statistikë është më e mirë në gjermani dhe Francë por edhe këtu, është më e keqe se në Kanada, Australi dhe Danimarkë. Gjermania është vendi më i përshtatshëm mes atyre të G7-ës, duke u renditur e 11 në total, e pasuar nga Franca, Kanadaja, Japonia, Britania e madhe, SHBA dhe Italia. Vendet nordike, mes të cilëve Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Suedia dhe Islanda, kanë vlerësimet më të mira në klasifikim. Mes fuqive në lindje të botës, Rusia renditet e 39, e ndjekur nga kina, Brazili, India dhe Afrika e Jugut.
Top Channel