Imazhe shokuese tregonin sot trupa pa jetë në rrugët Wuhan teksa autopritet përpiqen të përballen me pasojat e koronavirusit.
Qyteti është epiqendra e shpërndarjes së epidemisë dhe tashmë po quhet “zombiland” nga residentët e dëshpëruar .
Pamjet tronditëse në mediat sociale tregonin njerëz të rrëzuar në rrugë dhe në dhomat e spitaleve, pasi epidemia ka marrë jetën e të paktën 26 njerëzve.
Në një nga pamjet mjekët me veshje të rënda anti-kontaminim e maska gazi përpiqeshin të ndihmonin një njeri të shembur përdhe, i cili kishte qenë duke pritur në radhë për dokumentacione.
Një tjetër pamje tregonte një njeri në dukje i vdekur, me gjak që i dilte nga koka.
Komenti në imazhin postuar shkruante: “Personi i infektuar me koroanavisur vdiq nga humbja e gjakut.”
Top Channel