Financieri dhe filantropisti amerikan, George Soros, ka premtuar një miliardë dollarë për një projekt rrjeti të ri universitetesh që do të luftojnë erozionin e shoqërisë civile në një botë që gjithnjë e më shumë po sundohet nga diktatorët aktualë dhe ata të ardhshëm dhe që po rëndohet nga ndryshimet e klimës.
Duke folur në forumin ekonomik botëror në Davos, Soros tha se njerëzimi ishte në një pikë kthese dhe në vitet në vijim do të përcaktohet fati i sundimtarëve si presidenti Trump apo ai i kinës, Xi Jinping, por edhe fati i vetë botës.
“Ne jetojmë në një moment transformues historik. Mbijetesa e shoqërive të hapura është e rrezikuar dhe ne përballemi edhe me një krizë akoma më të madhe, ndryshimet e klimës”.
Ai e cilësoi planin si projektin më të rëndësishëm të jetës së tij dhe do të jetë një platformë ndërkombëtare për mësimin dhe kërkimet që universitetet ekzistuese në të gjithë botën do të ishin në gjendje ti bashkoheshin. Ai thotë se do të tentojë të arrijë vende në nevojë për një edukim të cilësisë së lartë dhe ti shërbejë popullatave të neglizhuara si refugjatët, të burgosurit, romët, rohinga etj. Soros, universiteti i Evropës qendrore i të cilit u dëbua nga Hungaria, pas presioneve nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban, tha se projekti është i nevojshëm në një kohë kur shoqëria civile është më e rrezikuar se kurrë.
Top Channel