Negociatat në Moskë vijojnë, tensionet e luftës rriten/ Shpresat për paqen në duart Trumpit dhe Putinit Bota nuk ka qenë kurrë më pranë apokalipsit se tani.
Mes një lufte të mundshme bërthamore, ndryshimeve të klimës dhe dezinformacionet kibernetike, shkencëtarët bërthamorë që mirëmbajnë Orën e Apokalipsit, kanë spostuar akrepat e orës metaforike, që mat rrezikun e një fundi hipotetik të botës, me 20 sekonda përpara, në vetëm 100 sekonda nga mesnata.
Ai që ka lëshuar alarmin është buletini i shkencëtarëve bërthamor, një grup ekspertësh themeluar në 1945 që merr në konsideratë një tërësi kërcënimesh që nga mundësia e një lufte bërthamore e deri avancimi i bioteknologjive dhe inteligjencës artificiale.
Spostimi përpara, shpjegojnë ekspertët, nxjerr në pah nevojën e një aksioni sepse tashmë ora e apokalipsit flet me sekonda, dhe jo më me minuta.
“Jemi përballë një emergjence të vërtetë, është një gjendje e papranueshme që eliminon çdo marzhin gabimi dhe çdo vonesë”, thotë Rachel Bronson, që kryeson buletinin e shkencëtarëve bërthamorë.
Rivaliteti dhe armiqësitë mes superfuqive, rrit mundësinë e një gabimi bërthamor. Ndryshimi i klimës përkeqëson krizën. Është momenti të përveshim mëngët – thonë shkencëtarët duke ftuar që të reagohet menjëherë sepse në dispozicion tashmë janë vetëm 100 sekonda.
Top Channel