Medreseja është një zonë ku janë të shumtë kinezët që jetojnë prej vitesh këtu dhe punojnë. Ata furnizohen me mallra nga Kina dhe janë të detyruar të udhëtojnë një herë në 3 muaj.
Përhapja e koronavirus i ka frikësuar disi ata, por për shkak të biznesit ju duhet të shkojnë në Kinë edhe në këtë periudhë.
Kur ka qenë furnizimi i fundit që keni bërë?
“Para dy-3 muajsh”.
“Vetëm furnizim nga Kina, ushqimet nga Shqipëria”.
Për sa kohë do shkoni të merrni furnizim prapë?
“Nuk e di, dy-tre muaj.. sot ka vitin e ri kina, pas vitit të ri sa të hapet koha do iki”.
Ju tremb që është përhapur virusi?
“Po pak”.
“Frika ekziston, por fatmirësisht ne jemi dorë e dytë nuk shkojmë vetë në kinë, kështu që s’besoj se do ketë problem përderisa ne bashkëpunojmë me një tjetër këtu brenda përbrenda dhe virusi është ende në kinë nuk është shfaqur këtu”.
Ndërsa të tjerë kinezë nuk kanë ndërprerë pushimet e tyre në Shqipëri. Guida i tha Top Channel jashtë kamerës, se një grup nga Hong Kongu ishte ndarë në aeroport, pasi një pjesë u ndalua në Turqi pas kontrollit. Burime të Top Channel pranë aeroportit të Rinasit konfirmojnë ndalesën e grupeve kineze. Kurse të huajt nga Azia jugore nuk shqetësohen për këtë epidemi, në këtë moment.
“Nuk shoh problem të udhëtosh, për sa kohë jemi larg zonës epidemike. Nuk është i nevojshëm në këtë moment maska për mbrojtje, vendi juaj vijon të jetë i sigurt”.
Jeni i frikësuar?
“Ndoshta pak, por nuk jemi në Kinë tani”.
Të pyetur nga Top Channel nëse ata ishin kontrolluar kur mbërritën në Aeroportin e Rinasit, ata thonë se askush nuk i ka pyetur apo kontrolluar.
Top Channel