Një debat u zhvillua mes gazetarëve Alban Dudushi dhe Robert Rakipllari me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Rakipllari e pyeti nëse e kemi ne forcën për të kundërshtuar SHBA dhe a sjell kjo pasoja për Kosovën. Haradinaj u përgjigj se për çështjet e Kosovës duhet të flasë edhe Kosova.
‘Jo nuk sjell asnjë pasojë. Sot ne kemi bashkëpunime në aspektin e sigurisë me SHBA’- tha Haradinaj. Në ato moment ndërhyri edhe Alban Dudushi ku tha se taksa 100% e ka dobësuar Kosovën në aspektin ndërkombëtar.
A i keni marrëdhëniet e mira si më parë me Gjermaninë, Francën dhe BE-në?- e pyeti Alban Dudushi.
Po madje shumë më mirë. Kemi 1 mijë herë marrëdhënie më të mira me Gjermaninë. Shkoni pyesni në Gjermani.
Jeni i sigurt për këtë, sepse unë di që Kosova është dobësuar në aspektin ndërkombëtar, di presionin që ju është bërë për të hequr taksën- vijoi Dudushi.
Ku e dini ju për presionin dhe çfarë është folur- vijoi duke hequr Haradinaj.
Top Channel