Baton Haxhiu në Open: Rama solli ndryshime në gjuhën ballkanike, tha në Beograd njihni Kosovën
23/01/2020 23:24
Analisti nga Kosova Baton Haxhiu foli në Open në Top Channel nëpërmjet një lidhje skype ku foli për taksën dhe marrëdhënien e Kosovës me Serbinë.
‘Duhet të themi që gjuha nuk ka frerë. Edi Rama dhe gjuha ballkanike po marrin një gjuhë të re pas vizitës në Beograd të kryeministrit Rama.
Rama ka bërë gjënë më të vështirë duke thënë në Serbi që duhet të njihni Kosovën. Mund të duket normale por kujtojeni që ka ndodh pas incidentit në stadium. Kjo ka ndryshuar gjuhën në Ballkan’- tha Haxhiu.
Top Channel