Një aksident rrugor është shënuar paraditen e kësaj të enjte, në rrugën e “Qelqit”, në Kombinat, ku shoferi, shtetasi Sh.H ka aksidentuar këmbësoren, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e kësaj ngjarje.
Njoftimi i plotë:
Tiranë / Informacion paraprak
Sot, më datë 23.01.2020, rreth orës 10:10, në rrugën e “ Qelqit”, në Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin SH.H, ka aksidentuar këmbësoren, TH.M, 64 vjeçe, e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekeve.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Top Channel