Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar dhe frymëzuar “Syrin e Popullit” siç thotë PDK në një njoftim për media “për të eliminuar kundërshtarët politikë”.
PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga siç thuhet ky grup terrorist.
Kjo parti njëherazi e ka cilësuar si lajm të mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë e Kosovës dënimin e grupit të kësaj organizate me 41 vjet burgim
“Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë fuqinë dhe profesionalizmin për të parandaluar, kapur dhe dënuar një grup të terroristëve të cilët kishin ndërmarrë një tentim vrasje dhe po planifikonin të vrisnin kundërshtarët politikë ku në listat e tyre të ekzekutimit figuronin udhëheqës shtetërorë, figura të partive politike dhe personalitete publike”.
Top Channel