Cristiano Ronaldo ka blerë një prej apartamenteve më të shtrenjta në Portugali. Lajmi për këtë investim të yllit të Juventusit po qarkullonte prej kohësh, por vetëm ditët e fundit gjeti konfirmim nga media spanjolle.

Apartamenti që bleu sulmuesi portugez ndodhet në një nga zonat më të kushtueshme të Lisbonës, ‘Castilho 203’ dhe ishte në një ndërtesë me ambiente zyrash. por në vitin 2017, kjo ndërtesë u ble nga ‘Vanguard Properties’ për 30 milionë Euro për t’u shndërruar në një projekt rezidencial me 20 apartamente luksoze.

Projekti po realizohet nga agjenci imobilare AB Productions që është themeluar nga milioneri francez Claude Berda i cili është edhe investitori më i madh privat në Portugali.

Cristiano Ronaldo bleu pikërisht apartamentin më të kushtueshëm jo vetëm në ndërtesë, por në të gjithë Portugalinë teksa ai i kushtoi 7.2 milionë Euro. Rezidenca është vërtet luksoze me një sipërfaqe prej 287 m2 dhe që ka në të 3 dhoma suitë, një SPA, një pishinë të hapur dhe që është me pamje 360 gradë mbi qytetin.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA