Një 25-vjeçare është arrestuar në Berat pasi ka qenë duke drejtuar mjetin pa leje qarkullimi. Gjatë kontrollit i është konstatuar një sasi e vogël hashashi më vete, ndërsa në shtëpi i është gjetur edhe heroinë.
Berat
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të operacionit policor “Vëzhgimi”.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë dhe canabiss sativa.
Vihet në pranga 1 person dhe 1 një tjetër procedohet në gjendje të lirë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta heroinë, në kuadër të operacionit “Vëzhgimi”, në vendin e quajtur “Ypsiloni”, bënë të mundur arrestimin e shtetases R. D., 25 vjeçe, banuese në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë rezultoi së drejtonte mjetin pa leje drejtimi, si dhe iu gjet në xhepin e xhupit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe një qese e vogël me cannabis sativa.
Gjithashtu, nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 24 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhej së bashku me shtetasen R. D., në mjetin e saj.
Në bazë të hetimeve dyshohet se shtetasit e mësipërm ushtronin edhe veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Nga ana e strukturave të Policisë Rrugore, në vijim të punës për sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, gjatë kontrollit të ushtruar prej tyre janë konstatuar 7 shtetas, të cilët drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.
Nga ana e forcave policore u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve:
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
——————–
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
R.P, 24 vjeç dhe K.Z, 23 vjeç, të dy banues në Berat.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen të jenë autorë të vjedhjes së 5 gabinave elektrike në qarkun Berat.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhje, në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 dhe 25 i Kodit Penal.
Gjithashtu nga Specialistët Dhunës në Familje të DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhunës në familje bënë arrestimin në flagrancë i shtetasit:
K.I, 32 vjeç, banues në Mbjeshovë, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vellait të tij shtetasit Y.I, 35 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Top Channel