Lajmi të mira vijnë nga Australia! Pas zjarreve masive që shkrumbuan masive me bimë dhe kafshë, dalëngadalë duket se po i rikthehet jetës.

Fotografitë e reja të shkrepura në pyjet e shkrumbuara tregojnë se bimët po çelin falë mrekullisë dhe shirave që shuan zjarret masive. Me shpresë tek komuniteti që po kujdeset për ato pak kafshë që kanë mbetur dhe tek forca e natyrës, po vihet re një ndryshim . Çdo ditë njerëzit në Australi po shpërndajnë foto nga bimësia që po gjallëron sërish në Australi.

Vetëm pak ditë më parë qielli në këtë vend kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë, toka ishte shkrumbuar nga zjarret dhe njerëzit jetonin me frikë. Zjarret shkrumbuan rreth 1 miliardë kafshë ndërsa 24 persona ndërruan jetë duke luftuar me flakët. Po kështu një sipërfaqe e madhe toke që përllogaritet sa Kroacia u shkrumbua e gjitha.

Kafshët më të dëmtuara janë Koala dhe Kangurët që njihen edhe si simboli i Australisë. Megjithatë përsëri toka filloi të lulëzonte, pasi natyra lufton mbi gjithçka. I gjithë vendi po i rikthehet normalitetit.

FOTO GALERI
3/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA