Migjen Basha po kalon një formë të mirë me klubin e tij Melbourne Victory, ku ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare e shënoi golin e parë në suksesin e thellë me shifrat 5-0 të Melbourne Victory ndaj skuadrës indoneziane, Bali United.Në minutën e 14-të, Basha me një goditje të bukur nga brenda e zonës, mposhti portierin kundërshtar, ku e kaloi në avantazh Melbourne Victory, që deri në fund shënoi edhe katër herë të tjera.


Me këtë sukses skuadra australiane kaloi fazën gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kampionëve dhe për tu futur në fazën e grupeve tashmë ka vetëm një pengesë të fundit.

Migjen Basha është transferuar te Melbourne Victory në verën e 2019-ës teksa ka arritur të zhvillojë 14 ndeshje deri tani në A-League dhe ka arritur të realizojë edhe një gol. Telegraf

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA