Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu i dërgoi mesazh Lëvizjes Vetëvendosje se janë në pritje të përgjigjes lidhur me ofertën që ata kanë dërguar, përndryshe nuk kanë se çfarë të flasin.

Veliu duke e quajtur ofertën ndaj Lëvizjes Vetëvendosje si parimore shprehu bindjen se kryesia e LDK-së qëndron pas saj.

“Ne e kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që Vetëvendosja të deklarohet përndryshe ne diçka tjetër nuk kemi… Oferta jonë është ajo që është dhënë, është parimore dhe sigurisht që edhe kryesia e LDK do të qëndrojë aty”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë që doli në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka dërguar zyrtarisht emrin e Albin Kurtit si mandatar për kryeministër te Qeverisë së re të Kosovës.

I menjëhershëm ishte reagimi i presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili e dekretoi propozimin e VV-së. Ndërsa tashmë rrjedh afati prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Veprimi i Lëvizjes Vetëvendosjes për emrin e mandatarit ka ardhur pa marrëveshje paraprake me LDK, të cilët qysh nga 6 tetori, për më shumë se 100 ditë kanë zhvilluar takime të njëpasnjëshme në përpjekje për koalicion, por pa ndonjë rezultat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA