26/11 16:16
Në fotot e bëra virale dhe që janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, shikohet një luan i dobësuar deri në atë masë sa që i duken vetëm lëkura dhe kockat.
Luani ndodhet në kopshtin zoologjik në Khartum (kryeqyteti i Sudanit). Mungesa e ushqimit është një nga problemet më të mëdha që përballen punonjësit e kopshtit.
Ata shprehen se fondet mungojnë dhe në të shumtat e rasteve ushqimet i blenë ata në mënyrë vullnetare, sepse ndihen keq për fatin e kafshëve të gjora. Sudani ndodhet në mesin e një krize të rëndë ekonomike. Çmimet e produkteve janë rritur së tepërmi, ndërsa emigracioni është një zgjedhje masive në këtë vend.
Top Channel