26/11 20:22
Pesë persona kanë mbetur të pajetë si pasojë e shpërthimit të një tubi me ujë të nxehtë në një dhomë hoteli në Rusi.
Mësohet se fill pas shpërthimit në fjalë, në dhomë vërshoi uji i përvëluar. Dhoma ndodhej në bodrumin e ndërtesës, në të nuk kishte dritare (vetëm një dalje), po kështu incidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit, çka nënkupton se të gjithë këto faktorë e bënë të pamundur shpëtimin e 5 jetëve.
Tre persona të tjerë, të cilët pësuan djegie të thella, u dërguan në spital. Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë.
Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet e menjëhershme nën dyshimin për mosplotësim të standardeve të sigurisë në hotel.
Top Channel